Lajme

Rezoluta për mbështetjen urgjente të policisë, LDK-ja reagon ndaj LVV-së

10/12/2023 11:50
nga:N M

Pas bojkotit të deputetëve të VV-së në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ka ardhur reagimi nga LDK.

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili ndan pamje nga Kuvendi ku shihen ulëset e zbrazëta të pozitës, raporton Paparaci.

“Këto janë pamjet e Kuvendit sot. VV+Guxo nuk duan të flasin për mbështetje FAKTIKE të Policisë së Kosovës.”

“Foto 1, janë ulëset e zbrazëta të pozitës. Foto 2, është teksti i Rezolutës. Me cilën pjesë nuk po pajtohen? Cila pjesë qenka e TEPËRT si mbështetje për Policinë?”, shkruan deputetja.