Lajme

Rezoluta e LDK për derivatet e naftës nuk hidhet në votim për shkak të mungesës së deputetëve

04/03/2026 20:22
nga:Y I

Rezoluta e Lidhjes Demokratike të Kosovës, lidhur me çmimet e larta të derivateve të naftës është bartur për në seancën e ardhme parlamentare për votim.

Kjo u bë për shkak të mungesës së kuorumit, ku të pranishëm ishin vetëm 27 deputetë.

Ndryshe, kërkesa e opozitës për heqje të TVSH’së dhe akcizës për këto derivate, është kundërshtuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, dhe lideri i saj, Albin Kurti.