Lajme

Rezoluta e kongresistëve për Kosovën në NATO, Kurti: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundshme të SHBA-së

05/01/2026 21:17
nga:Y I

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rezolutën e paraqitur nga kongresistë amerikanë që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Në postimin e tij të bërë në rrjetin social ‘’X’’, Kurti është shprehur mirënjohës për mbështetjen e palëkundshme të SHBA-ve ndaj Kosovës dhe gjithë rajonit.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të SHBA-së për prosperitetin tonë, sigurinë e vendit tonë dhe të gjithë rajonit’’, ka thënë Kurti.