Lajme

Rezarta Krasniqi takon gratë e Forumit të LDK-së në Vushtrri

12/21/2025 12:24
nga:G B

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Rezarta Krasniqi, ka nisur ditën e sotme me një takim me gratë e Forumit të LDK-së në Vushtrri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi ka theksuar rolin kyç të grave në fitoren e LDK-së, duke i cilësuar ato si shtyllën kryesore të suksesit jo vetëm në Vushtrri, por edhe në gjithë Kosovën.