Sporti

Rey Manaj vazhdon spektaklin, realizon gol të jashtëzakonshëm në Turqi

04/27/2024 17:19
nga:Mergim Rreci

Rey Manaj shënon golin e radhës në elitën e futbollit turk me Sivassporin., që është i 18-ti për sulmuesin lushnjar.

27-vjeçari i dhuroi fitoren skuadrës së tij në takimin shtëpiak përballë Konyasporit të Sokol Cikalleshit dhe Valon Ethemit.

Ishte minuta e 86’ kur Manaj mposhti portierin kundërshtar falë një “predhe” që e shtangu këtë të fundit.

Duke ndezur festën e tifozëve të Sivassporit në stadium dhe duke vulosur suksesin 1-0 për vendasit.

Vetëm Mauro Icardi i Galatasarayt (21) dhe Edin Dzeko i Fenerbahces (20) kanë shënuar më shumë se Manaj në Superligën turke.

VIDEO.