Sporti

Rey Manaj pritet të ndryshojë skuadër në afatin kalimtar të dimrit

12/28/2024 14:23
nga:Mergim Rreci

Rey Manaj do të largohet nga Sivasspor, por jo nga kampionati turk.

Sipas medieve turke zërat që flasin për një largim të 27-vjeçarit nga Sivasspor janë gjithmonë e më të fortë.

Mësohet se skuadra e Trabzonspor do të afrojë gjatë janarit një sulmues të ri. Alternativa e parë ishte Somon Banza. Për sulmuesin francez, i cili ka qenë pjesë e klubit turk deri pak muaj më parë, skuadra e Benfikës kërkon deri në 15 milionë euro.

Thuhet se Trabzonspor nuk ka ndër mend që të shpenzojë aq shumë para për një sulmues dhe alternativa është Rey Manaj. Ky i fundit është në muajt e fundit të kontratës me Sivasspor, e cila pritet që të kënaqet me pak para.

I vetmi dyshim për Manajn në këtë pikë është gjendja e tij fizike. Shqiptari vitin e kaluar mbylli sezonin me 22 gola, por këtë vit ka shënuar vetëm katër herë në 954’ minutat e luajtura.

Në këtë sezon Manaj ka qenë i kushtëzuar shumë prej lëndimeve.