Sporti

Rey Manaj po shkëlqen, sulmuesi shqiptar zë vend në formacionin e javës në Turqi

01/22/2024 23:46
nga:Lorik J

Rey Manaj ka fituar me meritë një vend në formacionin e javës të Superligës turke, gjë që nuk ndodh për herë të parë.

Sulmuesi shqiptar shënoi 2 golat për Sivasspor në barazimin e fundit 2 me 2 ndaj Gaziantep.

Manaj ia ka dalë që në 17 ndeshje ku ka marrë minuta të shënojë 10 gola.

Shifrat flasin për të pasi ka shënuar aq herë sa te qenë i pari në renditjen e golashënuesve.

Sivasspor mban aktualisht vendin e 11 në renditje. Manaj është kryefjala, madje 26-vjeçari mund të jetë në “lupën” e Sylvinhos për Kombëtaren.