Sporti

Rey Manaj gjen golin në kampionatin turk, shënon me kokë ndaj Hatayspor

10/20/2024 13:35
nga:Lorik J

Rey Manaj është rikthyer me gol në kampionatin turk. Sulmueis ka shënuar në sfidën që Sivasspor po luan në shtëpi ndaj Hatayspor.

Lushnjari tundi rrjetën e kundërshtarëve në minutën e 43-të, duke realizuar një gol fantastike për të tijët, ndërsa u jep avantazhin 1-0. 27-vjeçari rikthehet në mënyrën më të mirë të mundshme nga dëmtimi.

Ky është një lajm i mirë për trajnerin Sylvinho dhe stafin e Kombëtares shqiptare, pasi Manaj kthehet i gatshmëm dhe pritet të jetë i grumbulluar për sfidat e nëntorit.