Lajme

Rexhepi uron Kasamin për fitoren në Tetovë: I uroj punë të mbarë

11/02/2025 20:50
nga:G B

Kandidati i BDI-së për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi ka uruar kundërkandidatin e tij nga VLEN, Bilall Kasamin.

Rexhepi tha se gara për Tetovën ka mbaruar dhe se qytetarët e thanë fjalën e fundit.

“Të dashur miq, gara zgjedhore në Tetovë mbaroi. Qytetarët e than fjalën e vet. Unë uroj kundërkandidatin dhe i uroj punë të mbarë. Përgjegjësia për këtë rezultat është krejtësisht e imja dhe e askujt tjetër .Zoti na ndihmoftë”, tha Bajram Rexhepi. /21 TV