Lajme

Rexhepi: Nëse s’arrihet marrëveshje e pranueshme shkojmë në zgjedhje të reja

04/10/2025 08:59
nga:Y I

Deputetja boshnjake dhe kryetarja e NDS-së, Emilja Rexhepi, shprehu optimizëm për formimin e institucioneve të reja.

“Mendoj se gjithçka do të jetë mirë sa i përket formimit të institucioneve’’ tha ajo.

Ajo u shpreh se për partinë e saj, situata është e qartë dhe se ata janë të gatshëm të mbështesin qeverinë e kryeministrit Albin Kurti.

“Ne mbështesim qeverinë e re të Albin Kurtit’’ shtoi ajo.Rexhepi sugjeron se mazhoranca e tanishme, përkatësisht ajo që udhëhiqet nga Albin Kurti, nuk do zgjedhje.‘’Mazhoranca nuk do zgjedhje,” u shpreh Rexhepi për FrontOnline.

Megjithatë, Rexhepi theksoi se nëse nuk arrihet një marrëveshje e pranueshme për të gjitha palët, NDS është e gatshme të shkojë në zgjedhje.

“Nëse jo, jemi gati të shkojmë në zgjedhje,” u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se partia e saj do të kërkojë një zgjidhje tjetër, nëse negociatat nuk e qojnë vendin drejt stabilitetit të duhur politik.