Lajme

Rexhepi: Duhet stabilitet energjetik për të mbrojtur konsumatorin

04/15/2026 21:04
nga:Y I

Profesori i energjetikës, Vezir Rexhepi në një prononcim për emisionin Gazeta ka bërë thirrje për masa konkrete që do të siguronin stabilitet në sektorin energjetik dhe do të mbronin konsumatorët nga rritja e çmimeve.

Ai theksoi se mungesa e burimeve të qëndrueshme po ndikon drejtpërdrejt në treg.

“Ende nuk kemi një qëndrueshmëri të burimeve energjetike që do ta stabilizonte furnizimin dhe çmimin për konsumatorët,” përfundoi ai.