Lajme

Rexhep Qosja shkon për ngushëllime te familja Thaçi

03/20/2025 12:42
nga:G B

Akademik Rexhep Qosja ka vizituar sot familjen Thaçi për të ngushëlluar për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Gazeta ka siguruar fotografi të akademikut nga kjo vizitë.

Qosja shihet duke u përshëndetur me familjarët e ish-presidentit Thaçi.

Në ditën e dytë të të pamës, familja Thaçi është vizituar nga ish-kryeministri Isa Mustafa, disa zyrtarë të LDK-së dhe Ukë Rugova, djali i ish-presidentit.