Në një prononcim dhënë për GazetaBlic, deputeti i VV-së dhe anëtari i Komisionit Parlamentar për Siguri, Arbër Rexhaj, ka theksuar se Faton Hajrizi ka keqpërdorur lirinë e dhënë nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe sipas tij, komisioni i cili ka vendosur të dërgojë atë në këtë burg të hapur, duhet të analizojë këtë rast se për çfarë arsyeje ka ndodhur.
“Ikja e këtij krimineli, Faton Hajrizit nga burgu është në vazhdën e kërkimeve të cilat i ka bërë Policia e Kosovës dhe siç shihet ai ka kaluar kufirin andej. Mendoj që burgu i Smrekonicës si institucion ka qenë dhe dihet se për çfarë është. Është burgu më i hapur dhe aty zakonisht dërgohen të burgosurit të cilët ose janë para fillimit të daljes apo tregojnë sjellje të mira dhe në fakt ai e ka keqpërdorur institucionet e Republikës së Kosovës dhe mendoj që ja ka bërë vetes”, tha ai.
Rexhaj duke folur për Hajrizin, i cili dyshohet se vrau një polic serb, tha se ky rast nuk bën të krahasohet me Bajnskën, ku një grup terroristësh serb, në krye me Radojqiçin sulmuan policinë e Kosovës, ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku.
“Tashmë duke vrarë edhe një polic ashtu siç po thuhet së paku në lajme ende të pakonfirmuara, mendoj që në një anë nuk ka arsyje të krerëve të Serbisë që përmes manipulimeve të cilët ata i bjënë përherë duke dashtur që ky rast të krahasohen me rastin e Banjskës, ndonëse ky rast është krejtësisht i izoluar dhe është një i burgosur i cili gjithandej me një rast të ngjashëm mund të ndodhte njëjtë dhe mos të harrojmë se ikje ka edhe nga burgjet më demokratike në botë”, tha tutje ai për GazetaBlic.
Ndërsa për dështimin e institucioneve të Kosovës, Rexhaj potencon se nuk ka dështim të diksatereve të shtetit, sipas tij këto raste nuk ndodhin vetëm në vendin tonë ato ndodhin edhe në shtetet demokratike në botë.
“Unë nuk mendoj që është dështim i institucionet e Republikës së Kosovës, sepse po mundohen që t’ i japin sa më shumë një lloj dështimi, mirëpo kjo gjë ndodhë edhe në shtetet më demokratike në botë, mirëpo për fat të mirë unë e kam listën të ikurve nga burgjet dhe pothuajse nga paslufta kur ka qenë shërbimi i Republikës së Kosovës ka pasur rreth 4 deri në pesë ikje në vit”, deklaroi ai.
Ndërkohë për arratisjen e Hajrizit ndërvite nga burgjet e Kosovës, deputeti i VV-së thotë se komisoni i cili e ka lejuar dërgimin e tij në burgun e hapur të Smrekonicës duhet të bëjë analizën e këtij rasti se pse ka ndodhur dhe të reflektojë.
“Në Kosovë këto raste nuk janë dukuri, mirëpo në raste të izoluara edhe po munden të ndodhin. Nëse themi se është arratisur 9 herë radhazi mund të themi se është një i burgosur i cili përherë ka ikur nga burgjet e Kosovës. Dërgimi i tij në Smrekonicë, në një burg të lehtë dhe të hapur tregon që kushdo që ka vendosur prej atij komisioni atje që të dërgohet në këtë farë forme duhet të bëjë analizën dhe mbi bazën e analizës realisht edhe të reflektojë. Ka vite kur kanë ndodhur dy dhe katër herë por ka vite që kanë ndodhur edhe deri në shtatë herë dhe krejt qfarë mund të them në qeverisjen tonë është që ky është rast i izoluar dhe mendoj që komisoni i cili ka lejuar që ky të vendoset në Smrekonicë duhet të bëjë analizën dhe të reflektojë”, përfundoi Arbër Rexhaj.
/GazetaBlic/


