Lajme

Rexhaj për Hajrulla Çekun: Opsioni më i mirë, synojmë fitoren e Prishtinës

06/18/2025 20:54
nga:Sh R

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Hajrulla Çekut për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale. Këtë vendim e ka mirëpritur edhe deputeti i kësaj partie Arbër Rexhaj.

I ftuar në “Politiko”, Rexhaj ka thënë se emri i Çekut është opsioni më i mirë i LVV-së për kandidatë për kryetar të Prishtinës.

Ai ka thënë se synojnë fitoren në Prishtinë.

“Ndër opsionet që Kurti i ka pa të mundshme, Çekun e ka parë si opsionin me të mirëp, i cili mund ta fitojë Prishtinën përballë kryetarit aktual. Çeku ka shanset, përkrahjen mendoj edhe fitoren e mundshme, të cilën do ta jetësojë në zgjedhjet lokale”, ka thënë Rexhaj.