Lajme

Rexhaj: Osmani në SHBA përgjigje ndaj kritikëve se janë prishur raportet Kosovë-SHBA

07/11/2024 19:16
nga:Y I

Deputeti, Arbër Rexhaj, nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se vizita e presidentes Osmani në SHBA është përgjigje për të gjithë kritikët që thonë se janë prishur marrëdhëniet me SHBA-të.

Sipas tij, kjo dëshmonë të kundërtën, që miqësia me aleatin strategjik shtrihet në parime

“Kjo vlenë për të gjithë ata kritikët që thonë se janë prishur marrëdhëniet me SHBA-të , mund të ndodhë shkaku i çasjes në dialog dhe tashmë po vërtetohet e kundërta që miqësia jonë me aleatin tonë strategjik SHBA është miqësi e cila shtrihet në parime”, tha ai.

Rexhaj thotë se shkuarja e presidentes Osmanit atje tregon që SHBA-ja prap do ta mbështesë Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare

“Përkrahjen që ata na japin përgithmonë dhe natyrisht edhe shkuarja e presidentes Osmanit atje tregon që SHBA-ja prap do ta mbështesë Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, theksoi tutje deputeti i LVV-së.

Por i pyetur se a po favorizohet Osmani nga aletatët kundrejt kryeministrit, Rexhaj, tha se janë kritika të pavërteta, duke thënë se presidentja ka ardhë në pushtet me një vizion të përbashkët me LVV

“Kjo nuk është e vërtetë sepse varësisht forumeve ku është edhe niveli i pjesmarrjes ftohet ose presidenti ose kryeministri. E dini që Osmani është bërë presidente me një vizion të përbashkët me LVV, madje ka qenë brenda LVV.Në këtë kuptim, në aspektin e përfaqësimit, ne nuk shohim dallim a thirret presidenti apo kryemini, pra ka ose s’ka përfaqësim të Republikës së Kosovës”, tha Rexhaj për Front Online.