Lajme

Rexhaj: Organizatat kriminale që e kanë terrorizuar veriun nuk janë më

09/05/2023 22:24
nga:Genita C

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arber Rexhaj, ka thënë se veriu është pastruar nga organizatat kriminale dhe së të njëjtët tashmë janë shporrur në serbi.

“Qato dy organizata që e kanë tmerruar veriun nuk janë më. Ato janë në Serbi. Ne i kemi shpallur to terroriste”, ka deklaruar Rexhaj në RTV Dukagjini.

Duka folur për dialogun, ai ka deklaruar se është Kosova, ajo e cila ka bërë hapa drejt depërshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës.

Deputeti i shumicës se është pala serbe, ajo e cila po e shkel marrëveshjet e arritura.

“Nëse keni vërejtur është një marrëveshje atje në mes kryeministrit dhe fasilituesit të dialogut për reduktimin e forcave brenda objekteve komunale. Kosova ka bërë hapa drejt deeskalimit, mirëpo nëse e keni pa kryeministren e Serbisë, duke pasur parasysh edhe marrëveshjen e Ohrit, është Serbia që nuk po e respekton. Kur flet ajo thotë se nuk po flasim për dy shtete, por për një shtet, duke aluduar që Kosova është pjesë e Serbisë”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, ai ka theksuar se Kosova nuk ka negociuar me palën serbe për çështjet e brendshme të saj.

Lidhur me situatën në veri dhe mundësinë e dorëheqjes së kryetarëve të komunave atje, Rexhaj ka theksuar se nëse dorëheqjet do të ishin zgjidhja, ato do të jepeshin në kohë.