Lajme

Rexhaj: Kurti ka vullnetin më të mirë për t’i dhënë vendit institucione

11/04/2025 22:40
nga:Sh R

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka mohuar pretendimet se propozimi për Glauk Konjufcën si kryeministër është një “blerje kohe” nga VV.

Sipas tij, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i përkushtuar që vendi të ketë institucione stabile dhe funksionale.

“Kryeministri Kurti ka vullnetin më të mirë që vendi të ketë institucione dhe të ecë përpara. ” tha Rexhaj.