Sali Rexhaj ka shprehur dyshimet e tij për Qeverinë e re të Kosovës, duke thënë se nuk pritet ndryshim i madh nga ekzekutivi i kaluar, raporton GazetaBlic.
Ai akuzon kryeministrin dhe ministrat për amatorizëm, korrupsion dhe keqmenaxhim, duke vënë në dukje se vendimet e mëparshme të qeverisë kanë lënë vendin në gjendje të varfër dhe pa investime nga jashtë.
“Nuk mendoj se do të ketë ndonjë dallim të madh, edhe Kurti 3 do të jetë më shumë fjalë e më pak punë. Nuk shoh ndonjë ndryshim, edhe ministrat që kanë qenë në Kurti 2 janë në Qeverinë e re, ku të njëjtit në të kaluarën janë përcjell me hajni, amatorizëm e afera korruptive”, tha Rexhaj.
“Mendoj se ka pasë dështime të mëdha, duke u nis nga vetë kryeministri i cili me të gjitha vendimet solli Kosovën në gjendje të varfër, pa investime nga jashtë, ku u detyrua të blejë vota nga qytetarët, duke përdorur buxhetin e Kosovës”, tha ai për GazetaBlic.


