Lajme

Rexhaj: Asociacioni s’do të bëhet në Qeverinë Kurti, s’do e lejojmë edhe po te jemi në opozitë

10/06/2022 00:31
nga:Astrit Gashi

Deputeti Arbër Rexha në Prime Time ka përsëritur qëndrimin e partisë në pushtet, se marrëveshja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk do të bëhet në qeverisjen e Albin Kurtit, dhe se e njëjta nuk do të lejohet edhe nëse kjo parti do jetë në opozitë.

‘Ne duhet të mësohemi të sjellemi si shtet, dhe ne e kemi treguar atë. Shteti është në kuptimin kur zbaton tërëligjshmërinë në territorin e Kosovës. Asociacioni me kompetenca ekzekutive s’do të bëhet, jo në qeverinë tonë. Edhe po të jemi opozitë prapë, s’do të bëhet. Sepse është në shpërputhje me shumësi të neneve të Kushtetutës së Kosovës”, tha Rexhaj.