Sporti

Revolucioni në La Liga, Tebas: Transferohemi në SHBA!

04/24/2024 18:15
nga:Mergim Rreci

La Liga në SHBA. Presidenti i ligës spanjolle, Javier Tebas njoftoi tifozët se disa ndeshje të sezonit 2025/2026 pritet të zhvillohen në tokën amerikane.

“Nuk e di saktësisht se kur, por La Liga do të luajë ndeshje zyrtare jashtë Spanjës. Mendoj se mund të fillojmë nga sezoni 2025/2026…

Luajtja e ndeshjeve zyrtare në SHBA do të forcojë pozitat tona në tregun e Amerikës së Veriut, tregu i dytë më i madh i yni pas atij në Spanjë.

Disa kampionate do të na parakalonin nëse nuk ikim të zhvillojmë në SHBA disa nga përballjet tona”, u shpreh Tebas.
Another Talent Gone As Cameron Grimes Confirms Release From WWE

I cili u ndal edhe te polemikat e shpërthyera për golin e Lamine Yamal në El Clasicon mes Realit dhe Barcelonës.

“Teknologjia e vijës fatale nuk është një teknologji e përsosur, por nuk jemi kundër saj vetëm për këtë shkak. Gjatë një sezoni, golat ‘fantazmë’ janë 3-4, jo më shumë.

Dhe besoj se nuk ia vlen të investosh 5-6 mln euro për të futur një teknologji të tillë në dy divizionet kryesore të futbollit tonë.

Do të preferoja t’i shpenzoja ato para për të shtuar numrin e kamerave dhe për të ndihmuar arbitrat”