Sporti

Revolucioni i Xavit nis në janar – Ter Stegen, Dest e Frenkie në listën e shitjeve

12/10/2021 09:41
nga:E K

Xavi Hernandez ka humbur durimin me skuadrën e tij, pas eliminimit nga Champions League.

Barcelona u mposht për herë të dytë këtë sezon nga Bayern Munich, për të humbur kështu kualifikimin tutje në atë kompeticion.

Trajneri spanjoll, Xavi e sheh tashmë të pamundur të vazhdohet me këtë fond lojtarësh dhe qysh në janar do të nis revolucioni.

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Xavi ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e emrave si Ter Stegen, Frenkie de Jong e Sergino Dest.

Ai thuhet t’iu ketë thënë disa lojtarëve se “nuk e kuptoni se çfarë do të thotë të luash për Barcelonën”, pas humbjes në mes-javë.

Bordi i Barcelonës thuhet se do të kërkojnë rreth 30 milionë euro për kartonin e Dest, derisa për dy të tjerët nuk ka akoma ndonjë shifër