Lajme

Reuters: Arrihet armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, ndërpresin bombardimet

05/20/2021 22:12
nga:Q R

Izraeli dhe Hamasi do të ndërpresin bombardimet përtej kufirit të Rripit të Gazës prej orës 2 të mëngjesit, konfirmon një zyrtar i Hamasit.

Raportimi erdhi një ditë pasi Presidenti i SHBA, Joe Biden, i ka kërkuar kryeministrit Benjamin Netanjahu një gjë të tillë.

Një zyrtar i Hamasit i tha Reutersit se armëpushimi do të jetë “i ndërsjellë dhe i njëkohshëm”.

Media izraelite njoftoi se kabineti i sigurisë i kryeministrit Benjamin Netanyahu miratoi armëpushimin për Reuters.

Kujtojmë se që nga fillimi i luftimeve më 10 maj, zyrtarët shëndetësorë në Gaza thonë se 232 palestinezë, përfshirë 65 fëmijë dhe 39 gra, janë vrarë dhe më shumë se 1,900 janë plagosur në bombardimet ajrore.

LEXO EDHE:

Hoxhaj: Albin Kurti nuk mund të mbijetojë politikisht pa HashimThaçin