I kthyer në legjendë tek Dortmund, Marco Reus, po i afrohet ndarjes me klubin, sipas botimit gjerman Ruhr Nachrichten.
Kontrata e 34-vjeçarit Reus skadon në fund të sezonit dhe ai është gati ta zgjasë edhe një sezon.
Megjithatë, “verdhezinjtë” nuk i kanë ofruar ende vazhdim të kontratës për sezonin e ardhshëm.
Prandaj, e ardhmja e Reusit është e paqartë, pasi ai vetë nuk dëshiron të luajë për një ekip tjetër gjerman, andaj si opsion ka vetëm një transferim në një ekip të huaj.
Reus ka 7 gola dhe 7 asistime në 30 ndeshje në të gjitha garat për Dortmundin deri më tani këtë sezon.
/GazetaBlic Sport