Lajme

Retkoceri: SHBA-ja do ta imponojë një qeveri teknike në Kosovë

02/14/2025 09:16
nga:N K

Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Selatin Retkoceri, ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, skenarët për krijimin e një qeverie nga partitë politike mund të dështojnë, duke hapur rrugën për një qeveri teknike të imponuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë nuk besoj fare në një koalicion mes fituesit të zgjedhjeve dhe partive të tjera”.

Mundësia e vetme është një qeveri teknike, një qeveri e shpëtimit kombëtar”.

Jam i bindur që SHBA-të do ta imponojnë një qeveri teknike, sepse opsionet e tjera të bashkëqeverisjes mes pozitës dhe opozitës nuk do të vijnë në shprehje”, tha Retkoceri, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Aktualisht, partitë politike janë në fazën e numërimit të rezultateve zgjedhore dhe negociatave të mundshme për krijimin e qeverisë së re.