Lajme

“Restoranti në Prishtinë i mbushur plot me klientë” – Zgjidhja tani më ekziston- Vaksina!

04/08/2021 14:07
nga:Y I

Kryteari i Shoqatës së Gastronomëve Petrit Kllokoqi, ka ndarë pak minuta më parë në rrjetin social facebook pamje jo të zakonshme nga një restorant në Prishtinë i mbushur “plot me klientë” pavarësisht masave anti covid, raportoon Gazeta Blic.

Në përshkrimin e restorantit ku klientët tashmë janë disa manekinë thuhet se punën nuk mund t’ua marrë askush dhe se klientët janë ata që iu japin vullnet.

“Ne duam të punojmë dhe jemi të gatshëm të kontribojmë në sigurimin e vaksinave për stafin tonë. Zgjidhja tani më ekziston! Vaksina.” thuhet në shkrim.