Lajme

“Respekt për bukuroshen”, Hetemi nuk po e kalon edhe aq keq “ngujimin”, komenton për missin nga Drenasi

06/02/2023 18:16
nga:Y I

Kryetari i komunës së Zveçanit, Lulzim Hetemi, ka disa ditë që nuk ka dalë nga objekti i kësaj komune.

I njëjti një pjesë të madhe të kohës poe  kalon në rrjetet sociale.

Ai është parë teksa ka komentuar në një fotografi të faqes “Mitrovica Sot”, ku tregohet për një vajzë nga Drenasi, Mejreme Hajdaraj që ka fituar në Egjipt kurorën “Miss Elite World 2023”.

Duket se flamuri i Kosovës ka qenë detaji që e ka nxitur Hetemin të komentoj, duke shkruar “Rrespekt për Bukuroshen”


Foto që kryetari Hetemi ka bashkëngjitur në komet.

Kryetari i Zveçanit në komentin e tij ka bashkëngjitur edhe një fotografi nga brenda objektit të Komunës ku shihet flamuri i Kosovës teksa valon në katin e dytë të objektit.