Lajme

Reshtjet e borës – shumë lisa rrëzohen në Parkun e qytetit, bllokohet rruga “Hamëz Jashari”

04/04/2023 11:15
nga:Astrit Gashi

Shumë lisa në Parkun e qytetit në Prishtinë janë rrëzuar si pasojë e reshjeve të borës mëngjesin e së martës, raporton Ekonomia Online.

Madje një lis është rrëzuar edhe në rrugën “Hamëz Jashari”, duke bërë që të bllokohet për qarkullimin e qytetarëve dhe të veturave.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë për ekipet komunale të hortikulturës dhe Policia e Kosovës.