Për shkak të situatës së krijuar nga reshjet, Policia e Kosovës, u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar që të shmangin aksidentet e mundshme.
“U bëjmë thirrje të gjithë shoferëve që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe ta përshtatin vozitjen me kushtet aktuale të rrugës dhe dukshmërinë e reduktuar, në mënyrë që të shmangin aksidentet e mundshme” thuhet në njoftim raporton “Gazeta Blic”.
‘Siguria fillon nga ju. Kur kushtet në rrugë ndryshojnë, kujdesi duhet të rritet’ thuhet në reagimin e Policisë.
Reagimi i plotë:
Njoftim për pjesëmarrësit në trafik nga Policia e Kosovës
Prishtinë 7 janar 2026
Si pasojë e reshjeve të shiut, në disa zona të vendit nëpër rrugë të ndryshme janë evidentuar vështirësi në qarkullim, përfshirë dëmtime të rrugëve, rrëshqitje dheu e dëmtime në ura të caktuara. Policia e Kosovës po monitoron vazhdimisht situatën dhe ka rritur praninë policore në terren.
U bëjmë thirrje të gjithë shoferëve që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe ta përshtatin vozitjen me kushtet aktuale të rrugës dhe dukshmërinë e reduktuar, në mënyrë që të shmangin aksidentet e mundshme.
Siguria fillon nga ju. Kur kushtet në rrugë ndryshojnë, kujdesi duhet të rritet.


