Lajme

Reshjet e shiut përmbytin Gjakovën, qyteti nën “pushtetin” e ujit

09/17/2022 10:27
nga:Y I

Shiu i rrëmbyeshëm që filloi mbrëmë e po vazhdon edhe sot ka përmbytur qytetin e Gjakovës dhe rrethinën.

Pamjet e para nga atje tregojnë për lagje të tëra nën ujë.

Njerëzit shihen duke ecur në ujë dhe niveli i ujit arrin deri te dyer e veturave.

Uji ka depërtuar edhe nëpër shtëpitë e qytetarëve atje.