Lajme

Reshjet e shiut, KEDS del me njoftim

06/23/2024 21:31
nga:G C

Pas reshjeve të shumta të shiut në disa vende të Kosovës, ka pasur edhe probleme me energjinë elektrike.

Nga KEDS-i kanë thënë se tashmë janë në teren dhe po i menjanojnë problemet që ka në disa vende.

“Reshjet e paralajmëruara të shiut për pasditën e sotme kanë mobilizuar ekipet e KEDS-it, me qëllim që të jenë në dispozicion për çdo eventualitet.”

Rrebeshet e shiut, të përcjella me erëra, e shkarkime atmosferike vende-vende edhe me breshër, kanë bërë që disa Lartpërçues nëpër rajone të ndryshme të vendit të jenë jashtë funksionit.

“Aktualisht, rajoni më i prekur është Prishtina, Peja, Prizreni dhe Ferizaj. Falë intervenimit të menjëhershëm të KEDS-it, në disa vende ku është stabilizuar moti, disa Dalje tashmë janë rikthyer në funksion, ndërkaq ekipe shtesë janë aktivizuar në të gjitha vendet e prekura nga këto reshje shiu për të rikyçur konsumatorët sa më parë, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, shkruhet në njofitmin e KEDS-it.