Lajme

Reshjet e shiut bllokojnë rrugën për në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, fundoset një veturë

1 vitë më parë
nga:G C

Reshjet e shiut në kryeqytetin e Kosovës kanë bllokuar rrugët kryesore për qarkullimin e veturave.

Nga pamjet vërehet se rruga nën urë është mbushur plotësisht me ujë, dhe aty është ngujuar një automjet, i cili është fundosur.

Raportohet se, brenda automjetit është ngujuar shoferi.

Qytetarët janë ankuar se kjo rrugë është bërë e pakalueshme.