Lajme

Reshjet e fundit në Kosovë/ Flet hidrologu Kastrati – tregon a pritet të ketë vërshime tjera

06/24/2024 15:39
nga:N K

Pas një jave të nxehtë, pasditja e së dielës në Kosovë shënoi vërshime në shumë qytete të Kosovës, si pasojë e reshjeve të shumta.

Lidhur me këtë, në një prononcim për GazetaBlic, u deklarua Hidrologu nga Insituti Hidrometerologjik i Kosovës, Bashkim Kastrati, ku tregoi rreth vërshimeve nga reshjet e fundit në Kosovë.

“Faktisht, ne e kemi paralajmëruar si Institut që gjatë ditëve në vijm, konkretisht gjatë ditës së djeshme, pra me 23.06.2024 vendi do të përfshihet nga reshjet lokale me intensitet më të lartë, me mundësi për rënie të breshërit dhe një gjë e tillë ka ndodhur”, deklaroi ai.

Tutje, ai tha se në kryeqytet, vetëm gjatë ditës së djeshme ka pasur 63 milimetra sasi të reshjeve, ku sipas tij për një kohë aq të shkurtër janë shumë.

“Ne pas mbledhjes së të dhënave prej mjeteve monitoruese, vetëm në Prishtinë gjatë ditës së djeshme kanë rënë rreth 63 milimetra reshje që natyrisht për interval kohor aq të shkurtër janë të shumta dhe padyshim që mund të shkaktojnë vërshime, çka edhe ka ndodhur në Prishtinë”, u shpreh Kastrati.

Hidrologu Kastrati po ashtu tregon se nuk parashikohet të ketë vërshime lumore.

“Ne e monitorojmë edhe rrjetin hidrometerologjik të Kosovës, pra lumenjtë e Kosovës, e lumenjtë e Kosovës janë krejtësisht në suazat normale dhe nuk kanë asnjë problem dhe nuk parashikohet të ketë vërshimoe lumore”, theksoi ai.

Për në fund, Kastrati thotë se 63 milimetra reshje shiu konsiderohen sasi e madhe e reshjve dhe kudo në botë po të kishte reshje të tilla do të shkaktonin vërshime.

“Prishtina edhe ato përrockat të cilat i ka, i ka të futura në kanale, 63 milimetra reshje me ra për 3-4 orë është sasi shumë e madhe e reshjeve dhe në çdo vend edhe nëpër botë kudo që kish ra kjo sasi, do të shkaktonte probleme dhe vërshime, e sidomos në Prishtinë. Ku ka një infrastrukturë të realizimeve të ujërave atmosferike d.m.th nuk e ka të përfunduar ashtu siç duhet, natyrisht paraqiten edhe në pika më të ulëta edhe bëhet akumulim shumë i këtyre reshjeve”, përfundoi hidrologu, Bashkim Kastrati.

/GazetaBlic/