Lajme

Reshjet e dendura të shiut, shkaktojnë përmbytje në Ulqin

11/20/2022 11:12
nga:Genita C

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë edhe Ulqinin në Mal të Zi, duke shkaktuar përmbytje.

Pamje nga atje ka publikuar TV “Teuta”, ku shihet sasi e madhe e ujit në qytetin e Ulqinit dhe në “Plazhën e Vogël”.

Përmbytje raportohet të ketë edhe në Ada Bojana.

Që nga dje edhe vendi ynë po përballet me reshje të shumta të shiut, meteorologët kanë parashikuar edhe përmbytje në disa komuna.