Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar vërshime në fshatin Fortesë të Rahovecit.
Si pasojë, uji ka dalë nga shtrati duke vërshuar disa rrugë e oborre shtëpish, duke vështirësuar qarkullimin në këtë zonë.
Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar pamje dhe kanë raportuar për gjendjen e krijuar, derisa të njëjtit thonë se një i moshuar ka ngecur në ujë.



