Pamje me dron të siguruara nga agjencia e lajmeve Reuters tregojnë qytetin britanik Leek të mbuluar nga dëbora.
Reshjet e dendura të borës kanë detyruar 40 shkolla të mbyllen në qytetin Aberdeen dhe 8 në fshatin Moray, ndërsa në total në të gjithë vendin janë 200 institucione arsimore.
Pritet që për shkak të motit të keq të preket transporti urban dhe ai hekurodhor. Ndërkohë, një stuhi në brigjet e veriperëndimit të SHBA-së parashikohet të sjellë erëra të forta, përmbytje dhe borë për mbi 7 milionë banorë që jetojnë në shtetet amerikane përgjatë Oqeanit Paqësor.
Erërat e forta mund të sjellin ndërprerje të energjisë elektrike dhe të shkaktojnë rrëzimin e pemëve sipas agjencisë amerikane të motit, e cila lëshoi një paralajmërimin për mot të keq në Kaliforninë veriperëndimore.