Lajme

Reshje shiu e bore, ky do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

02/06/2022 20:30
nga:Q R

Java e dytë e muajit shkurt, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të karakterizohet me mot relativisht të qëndrueshëm, përjashtuar dy ditët e para të javës, ku parashihen reshje shiu dhe bore.

“Temperaturat do të kenë rritje të lehta në të dy vlerat, sidomos nga dita e mërkurë. Minimalet parashihen të ulen deri -3 gradë, kurse maksimalet parashihen të arrijnë deri 11 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.

Përparim Rama me zyrtarë komunalë zhvendosen në hotelin luksoz të Pejës për “fundjavë pune”, kryetari s’e di çmimin