Reprezentuesi anglez Sam Johnston me siguri do të humbasë Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani. Shkak është bërë operacioni në bërryl, të cilit i është nënshtruar portieri.
Johnston me siguri do të humbasë pjesën tjetër të sezonit me Crystal Palace, duke përfshirë Euro 2024. Gardiani 31-vjeçar pritet të kthehet për stërvitjen parasezonale të ‘Eagles’.
Sam Johnston ka qenë pjesë e rregullt e kombëtares së Anglisë gjatë vitit të kaluar, duke marrë thirrjen çdo herë nga Gareth Southgate. Mungesa e tij do të thotë se Southgate duhet të bëjë një zgjidhje tjetër.
/GazetaBlic Sport/