Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit i publikuar sot nga organizata ‘Reporterët Pa kufij’ e rendit Shqipërinë në vendin e 103, duke pësuar kështu një rënie prej 20 pozicioneve në krahasim me renditjen në raportin e vitit të kaluar.
Raporti e rendit Shqipërinë të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor për sa i përket lirisë së medias.
Shqipëria renditët madje edhe me poshtë se Serbia.
Sipas raportit, Shqipëria bën pjesë në listën e shteteve ku autoritetet kanë intensifikuar ligjet kundër gazetarëve.
Indeksi i cili vlerëson gjendjen e gazetarisë në 180 vende dhe territore, thekson efektet katastrofike të kaosit të lajmeve dhe informacionit dhe efektet e një hapësire informacioni të globalizuar dhe të parregulluar në internet që inkurajon lajmet e rreme dhe propagandën.


