Reporterët pa Kufij kanë reaguar pas sulmit që është bërë ndaj gazetarëve të medieve të Kosovës gjatë ditës së mërkure.
Përmes një postimi në Twitter, Reporterët pa Kufij i kanë bërë thirrje policisë që t’i mbrojë gazetarët gjatë raportimeve të tyre, transmeton Klankosova.tv.
“Gazetarëve të T7, Klan Kosova, RTV Dukagjini, ATV & Kanal 10 u është bërë presion dhe u penguan. Njëkohësisht në rrugën për në #Leposavic, protestuesit kanë ndjekur gazetarët me makina!”.
“Reporterët pa Kufij i bën thirrje policisë të përmbushë detyrimin e saj për të mbrojtur gazetarët gjatë raportimit të tyre”, ka shkruar në Twitter RSF.
Blinken e Borell flasin për situatën në veri të Kosovës, pajtohen që dialogu të vazhdojë sa më parë


