Lajme

Replikat mes Pecit e Hotit – Reagon Behgjet Pacolli ka disa fjalë për ministrin

06/05/2023 20:13
nga:G B

Në replikat mes deputetit Avdullah Hoti dhe ministrit Faton Peci, është përfshirë edhe presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Pacolli ka thënë se Peci e ka quajtur si “njeri që vjen nga Kremlini”.

Pacolli e ka pyetur Faton Pecin pse këtë akuzë nuk ia ka bërë gjatë vizitës në shtëpinë e tij.

”Ministri Peci po e akuzon Prof. Avdullah Hotin se gjoja ai është “analfabet”!!! Dihet botërisht se profesor Avdullah Hoti nuk është analfabet, është i urtë, i arsimuar, me edukatë fisnike“, i ka dalë në mbrotje Pacolli – Hotit.

”Ju ministër edhe  mua më keni  sharë duke më quajtur ndër të tjerash  ” njeri  që vjen nga Kremlini”! Sinqerisht nuk di cfare t’u them pos që po shpifni! Pse nuk më thatë  këtë kur isha nikoqir i  juaj në shtëpinë time? Çfarë shije të keqe të lënë shpifjet e juaja, ministër! … por ndoshta kjo korrespondon me edukaten e juaj, ?”triste”, triste nga një ministër i ri“, ka shkruar Pacolli në Facebook, të hënën.