Showtime

Reperi shqiptar ka një kusht për t’i dhënë fund sherrit me Noizyn

11/19/2021 11:47
nga:G C

Sherri mes Noizyt dhe MatoLale po vazhdon ende.

MatoLale ishte i ftuar së fundi në një intervistë ku nuk kishin si të mungonin pyetjet për Noizyn, shkruan GazetaBlic.

Gjatë kësaj interviste ai u shpreh i gatshëm për t’i dhënë fund sherrit me Noizyn por me një kusht.

“Nëse do ta pranonte publikisht të gjithë të zezat që ka dashtë me b0 pas skene, që nuk i din publiku. Nëse do ta pranonte me gojën e vet dhe do të pranonte se ka faj kundrejt meje, shumë në rregull me të.” – tha MatoLale i ftuar tek “Roped with Olsi”./GazetaBlic/