Showtime

Reperi i famshëm përfundon në polici, akuzohet për dhunë ndaj ish të dashurës

10/13/2021 14:30
nga:G C

Tyga është arrestuar pasi akuzohet për dhunë ndaj ish të dashurës së tij, Camaryn Swanson.

Policia tha se reperi, emri i vërtetë i të cilit është Michael Stevenson, u dorëzua në polici pas një incidenti që kishte ndodhur një ditë më parë. Reperi u lirua më vonë pasi ofroi 50,000 dollarë me kusht.

Tyga u fotografua duke dalë nga Komisariati i Policisë në Hollywood të martën. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tij në Bel-Air por pas një debati mes çiftit, situata është përshkallëzuar dhe reperi ka përfunduar duke dhunuar 22-vjeçaren.

Sipas autoriteteve, ata panë shenja të dukshme në fytyrën e Swanson kur arritën në banesë. “Unë jam abuzuar emocionalisht, mendërisht dhe fizikisht dhe nuk po e fsheh më,” tha ajo.