Showtime

Reperi i famshëm amerikan qëllohet për vdekje

11/17/2021 20:57
nga:G C

Tre burime konfirmuan për FOX13 se reperi Young Dolph, u qëllua dhe u vra në Memphis të mërkuren pasdite.

Pronari i dyqanit ku ndodhën të shtënat tha se punonjësit e tij e kanë parë reperin Young Dolph i cili ka hyrë në lokal për të blerë biskota ku pastaj dikush doli nga makina dhe e qëlloi për vdekje reperin, përcjell GazetaBlic.

Emri i vërtetë i reperit është Adolph Robert Thornton, Jr dhe në komunitetin e tij reperi amerikan është i mjaft i njohur.

Në vitin 2016, reperi publikoi albumin e parë ‘King of Memphis’.

/GazetaBlic/