Showtime

Reperi drenicak ‘ndan’ Ledrin nga Majk, veprimi i tij i fundit flet shumë

06/11/2021 11:43
nga:Genita C

Dueti i dy rep-artistave, Majk dhe Ledri Vula, ka marrë përkrahje të madhe edhe nga të tjerë kolegë të artistëve.

Në mesin e atyre që e kanë postuar ka qenë edhe senzacioni i hiphopit, Don Xhoni.

Por, me një dallim. Ai e ka ‘ndarë’ Majkin nga Ledri.

Reperi e ka etiketuar vetëm Ledrin me të cilin ka raporte të mira dhe e ka lënë pa e etiketuar Majkin.

Kujtojmë se në diss-in e fundit, u dyshua se Don Xhon i është drejtuar të paktën në një pjesë Majkit meqenëse “blerja e vilës dhe jo makinës në pandemi’ përshtatej me vargun e Majk në duetin me Getin.