Numri i nxënësve shqiptarë në shkollat fillore të Luginës së Preshevës ka pësuar një rënie të ndjeshme në pesë vitet e fundit.
Sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, nga viti shkollor 2020/21 deri në vitin 2025/26, numri i nxënësve është ulur nga 4,059 në vetëm 3,650, që nënkupton 409 nxënës më pak, ose rreth 10 për qind rënie.
Rexhepi ka theksuar se ky trend është pasojë e emigrimit, natalitetit të ulët, kushteve të vështira ekonomike, mosnjohjes së diplomave dhe pasivizimit të adresave. Ai ka paralajmëruar se situata po e rrezikon seriozisht të ardhmen e shkollës shqipe në Luginë të Preshevës.
“Ky rrezik që na kanoset, i cili prek drejtpërdrejt brezat e ardhshëm të nxënësve dhe gjeneratat e reja shqiptare në Luginë, duhet të na shtyjë drejt një qasje më të guximshme, më të përbashkët dhe më të vendosur për mbrojtjen dhe zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe”, ka shkruar Rexhepi në Facebook.
Postimi i plotë:
𝐄𝐝𝐮𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐨𝐫 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩 𝐧𝐞̈ 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫𝐛𝐚𝐥𝐥𝐞̈ 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐮𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐳𝐛𝐫𝐚𝐳𝐣𝐞𝐬
Nga viti shkollor 2020/21 deri më 2025/26, numri i nxënësve shqiptarë në shkollat fillore ka rënë nga 𝟒𝟎𝟓𝟗 në vetëm 𝟑𝟔𝟓𝟎, pra 𝟒𝟎𝟗 nxënës më pak, ose rreth 𝟏𝟎% rënie.
Ky trend është pasojë e emigrimit, natalitetit të ulët, kushteve të vështira ekonomike, mosnjohjes së diplomave dhe pasivizimit të adresave, që po e rrezikon seriozisht të ardhmen e shkollës shqipe në Luginë.
Ky rrezik që na kanoset, i cili prek drejtëpërdrejt brezat e ardhshëm të nxënësve dhe gjeneratat e reja shqiptare në Luginë të Preshevës, duhet të na shtyjë drejt një qasje më të guximshme, më të përbashkët dhe më të vendosur për mbrojtjen dhe zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe.





