Sporti

Rënia në Europa League, Salah u kërkon falje tifozëve të Liverpool

05/25/2023 23:30
nga:Mergim Rreci

Sezoni i tmerrshëm i Liverpool-it, larg nivelit të sezoneve të fundit, mori konturet edhe më dramatike këtë të enjte, pasi fitorja 4-1 e Manchester United ndaj Chelsea-t konfirmon rënien e Reds në Europa League në 2023/2024.

Përmes rrjeteve sociale, golashënuesi Mohamed Salah u ka kërkuar falje tifozëve, transmeton GazetaBlic Sport.

Jam i shkatërruar, nuk ka justifikime për këtë. Ne kishim gjithçka që duhej për të arritur në Ligën e Kampionëve dhe dështuam. Ne jemi Liverpool dhe kualifikimi në këtë kompeticion është minimumi. Kërkoj falje, por në këtë pikë është herët për një mesazh më optimist”, thuhet në postimin e egjiptianit.

/GazetaBlic Sport/