Sporti

Rënia e madhe e Trepçës ’89, rrezikon rënien nga Superliga

05/28/2021 11:38
nga:E K

Sot zhvillohet ndeshja e barazhit për Superligën e Kosovës.

Trepça ’89 do të përballet me Dukagjinin për sfidën që do të përcaktojë pjesëmarrësin në Superligën e Kosovës në edicionin e ri, shkruan GazetaBlic Sport.

Trepça ’89 këtë sezon ishte pjesë e ligës elitare të Kosovës, gjatë sezonit skuadra nga Mitrovica nuk tregoi rezultate të kënaqshme duke i dërguar ata drejtë barazhit me Dukagjinin dhe duke rrezikuar pjesëmarrjen në Superligë për edicionin e ri.

Trepça ’89 ka shënuar 12 fitore, 6 barazime dhe 18 humbje gjatë kësaj kampanje duke u renditur e 8’ta në tabelë me 42 pikë.

Mbrojtja e skuadrës nga Mitrovica këtë sezon ka lënë shumë për të dëshiruar pasi ata kanë pësuar 54 gola në 36 ndeshje, duke e regjistruar kështu mbrojtjen e 4’të më të dobët në ligë.

Dueli Dukagjini – Trepça ’89  do të zhvillohet në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 16:00.

/GazetaBlic Sport/