Lajme

Renia e kulmit të komunës, Rama: Dikush do të shkojë jo vetëm në shtëpi por edhe në burg!

02/06/2024 21:34
nga:Y I

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur në lidhje me rënien e kulmit të ndërtesës së komunës, disa javë më parë, ku u lëndua një vajzë e re.

Rama tha se për këtë çështje dikush do të shkojë jo vetëm në shtëpi por edhe në burg.

“Eshtë një tragjedi që ka ndodh aty, per fat ka shpëtu.Policia po merret me rastin, dikush ka me shku jo vetëm në shtëpi por edhe në burg. Këtë duhet me qu deri ne fund hetuesia dhe Prokuroria. Kam qenë jashtë vendit por kam vendos nje ekip të artitektëve me pa gjendjen dhe gjendja e strukturave ka qenë katastrofale. Hetuesia është në proces e sipër. Unë kam marr vendim për ristrukturim të kabinetit ku e kemi shtu drejtorinë e transformimit” tha Rama në atv raporton Gazeta Blic.

Konfirmon Rama: Do të kandidoj edhe për një mandat si kryetar i Prishtinës