Lajme

Rënia e aeroplanit në Kazakisitan, të gjitha aeroportet e Moskës mbyllen mistershëm

12/26/2024 21:26
nga:Y I

Të katër aeroportet e Moskës u mbyllën përkohësisht pa dhënë asnjë arsye, sipas mbikëqyrësit të aviacionit të Rusisë.

“Ekuipazhet e avionëve, kontrollorët e trafikut ajror dhe shërbimet e aeroportit po marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e fluturimeve”, thuhet në deklaratën e Rosaviatsia.

Sipas mediave ruse, besohet të jetë pjesë e një plani “qilim” i cili është zbatuar në aeroportet e Moskës vitet e fundit për shkak të kërcënimeve të shkaktuara nga sulmi me dron.

Aeroportet Vnukovo, Domodedovo, Zhukovsky dhe Sheremetyevo janë prekur nga vendimi, si dhe aeroporti i afërt i Kaluga që ndodhet pak jashtë Moskës.

Sipas britanikut Metro, masa vjen një ditë pasi qeveria e Azerbajxhanit akuzoi Rusinë për rrëzimin e një avioni pasagjerësh jashtë qytetit Aktau në Kazakistan, duke vrarë 38 persona, përfshirë të dy pilotët.

Pamjet video të rrëzimit treguan se avioni zbriste me shpejtësi përpara se të shpërthejë në flakë ndërsa goditi bregun e detit.

Pasagjerët e mavijosur dhe të gjakosur mund të shiheshin duke u penguar nga një pjesë e avionit që kishte mbetur e paprekur.

Njëzet e nëntë të mbijetuar morën trajtim spitalor.