Situatë shqetësuese me përhapjen e zjarreve po raportohet aktualisht në Rugovë të Pejës.
Në bazë të disa fotografive të postuara në rrjete sociale, shihet se zjarret u janë afruar edhe shtëpive atje.
Forcat e Sigurisë së Kosovës tanimë kanë larguar banorët, pasi që përhapja e shpejtë e zjarreve mund të përbëjë rrezik për ta.
Një situatë e tillë aktualisht po raportohet të jetë në shumicën e qyteteve në Rrafshin e Dukagjinit.
Policia ndërkaq po njofton kohë pas kohe se në lidhje me ndezjen e zjarreve po arreston persona të cilët dyshohet se po shkaktojnë vatra të reja.